Grushti ndaj arbitrit, Federata Turke merr vendimin drastik ndaj presidentit
Ish-presidenti i Ankaragucu në Superligën e Turqisë në futboll, Faruk Koca është përjashtuar përjetë nga futbolli. Ai dha dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Rizespor në Superligën turke të hënën mbrëma. Bordi i Federatës në Turqi vendosi gjithashtu që Ankaragucu do të paguante gjobë dhe do të luante pesë ndeshje pa tifozë.
Faruk Koca është dënuar me pezullim të përhershëm nga Federata Turke e Futbollit (TFF) pasi u arrestua për goditjen me grusht të arbitrit në fund të ndeshjes me Rizespor.
Bordi i TFF vendosi gjithashtu që Ankaragucu do të paguante një gjobë prej dy milionë lirash (54,000 dollarë) dhe do të luante pesë ndeshje në shtëpi pa tifozë si rezultat i trazirave që përfshinin tifozët dhe zyrtarët e klubit. INDEKSONLINE.NET