Pas 7 viteve pjesë e skuadrës së FC Drita, fizioterapeuti Kërqeli ndan rrugët me klubin bardhë e kaltërt.
Lajmin e ka bërë të ditur vet fizioterapeuti Leotrim Kërqeli. Ja postimi i tij i plotë:
Përshëndetje te nderuar.
Dua të ju njoftoj që më nuk do të jem pjesë e famlijës së madhe FC DRITA.
E faleminderoj klubin FC DRITA për mundësinë që më ka dhënë për të shërbyer në stafin mjekësor për këto 7 vite,
Faleminderoj Presidentat, Flamur Bunjakun, Valon Murselin, Drejtorat, Feti Murselin, Valon Zymberin, Ilaz Shkodra, Menaxherat e klubit, Jetmir Salihu, Fatos Ramadanin dhe dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për këtë eksperiencë të pa harruar për të githa momentet, sfidat dhe arritjet që kemi përjetuar së bashku, ju falenderoj nga zemra.
Në këto 7 vite, kemi kaluar shumë sprova dhe sfida së bashku, por kemi arritur të krijojmë një mjedis të punës pozitiv dhe të përkushtuar, ku mirëqenia, shëndeti i futbollistëve dhe profesionalizmi kanë qenë githmonë në qendër të vëmendjes. Puna jonë ka patur impakt të madh në përformancën dhe shëndetin e lojtarëve dhe për këtë jam i lumtur.
Është një përvoj që nuk do ta harroj kurrë dhe që më ka dhënë shumë kujtime të bukura dhe mësime të qmuara.
Dua të faleminderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë pjesë e klubit dhe me të cilët kam punuar, ndihmës trajnerat, trenerin e portierëve z. Afrimin, si dhe kolegët e stafit mjekësor e në veçanti Dr. Bujarin, ku me përkushtimin dhe angazhimin e tyre ne u kujdesëm dhe i rehabilituam lojtarët që kishin nevojë për ndihmën tonë.
Gjithashtu, dëshiroj të faleminderoj edhe të gjithë lojtarët për besimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë kesaj kohe si dhe ekonomat e klubit,
padyshim edhe çdo Intelektual që më kanë respektur gjithmonë!
Në fund ju uroj të gjithëve sukses në të gjitha projektet dhe sfidat e ardhshme.
Me respekt e mirënjohje të thellë,
Leutrim Kërqeli.