Drita nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Akis Vavalis.
Skuadra gjilanase ndau rrugët me trajnerin grek pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit.
Bardhekaltërtit kanë vendosur shpejt për trajnerin e ri, edhe pse shumë emra ishin ofruar për ta marrë postin e klubit gjilanas
Drita ka mbetur pa trajner, flet presidenti Valon Murseli: Shumë emra janë propozuar, me askënd nuk kemi biseduar deri më tani
Telegrafi mëson se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.
Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.
Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.
Së fundmi Ramadani ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod.
RADIOSTAR