Epokë e re për klubin KV DRITA 🔵⚪️
Sot në ceremoninë e organizuar nga klubi KV Drita M kemi bërë zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të klubit tonë.
Nga sot në pozitën e presidentit të klubit KV Drita do të jetë biznismeni i sukseshem shqiptar në Zvicër z.Nderim Mustafa.
Nderimi është biznismen që jeton dhe vepron në Zvicër dhe ka një vullnet të jashtëzakonshëm për të kontribuar në zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Si një tifoz i madh i klubit KV Drita tashmë ka vendosur që përkrahjen ta bëj edhe në dimensione të tjera duke qenë brenda klubit dhe duke marrë barrën e udhëheqjes.
Në pozitën e drejtorit ekzekutiv të klubit do të jetë z.Besnik Veseli ndërsa shtabi teknik do të udhëhiqet nga kryetrajneri z.Idriz Berisha.
Kjo është një ditë e veçantë për klubin tonë!
Ky riorganizim i klubit ka ndikim pozitiv në të gjitha aspektet sepse na motivon të vazhdojmë në arritjen e objektivave tona.
Do të jemi së bashku në sfidat e mëdha që na presin dhe jemi të bindur që do të dalim faqebardhë.
Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen! 🙏
#KVDritaM #DritaFamilja