Prishtina dhe Drita janë përballur në kryendeshjen e kësaj xhiroje, e cila ishte shtyrë për një ditë për shkak të borës së madhe qëë kishte rënë këtë fundjavë. Kjo ndeshje është luajtur në Lipjan, pasi që Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u rinovuar.
Në pjesëlojën e parë nuk ka patur ndonjë rast të mirë shënimi, por menjëherë në të dytën, në minutën 48, Prishtina ka rrezikuar me Leotrim Kryeziun, i cili nga afërsia ka gjuajtur me kokë, por topi për pak ka shkuar mbi portën e Smakiqit.
Në minutën 50 ka gjuajtur Ramiz Bytyqi, por topi për pak ka shkuar jashtë portës. Në minutën 57 gjuajti Ajzeraj, por Nika ia doli që të ndalë gjuajtjen e tij. Në minutën 67, Besnik Krasniqi dha një goditje dënimi, në brendi më së larti u shkëput Salihu, gjuajti me kokë, por topi qëlloi shtyllën e djathtë të portierit Nika.
Në minutën 70, në një rast kontestues ku ishin të përfshirë Agyare dhe Blesa, gjyqtari Mervan Hajrullahu tregoi në pikën e bardhë për Prishtinën dhe atë e kontrolloi edhe sistemi VAR, që vërtetoi vendimin e gjyqtarit. Blesa gjuajti nga pika e bardhë, i cili e la të shtangur portierin Smakiqi për rezultatin 1:0 për Prishtinën.
Deri në fund të ndeshjes Drita nuk pati asnjë rast të mirë shënimi dhe në katër ndeshjet e fundit pësoi humbjen e tretë, gjë e cila e le shumë larg synimeve që i kishte klubi në fillim të kampionatit.
Kryelajmi.com