Mbi 3 milionë turistë në Shqipëri këtë vit, vendin e parë e zënë kosovarët
Shqipëria po bëhet gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor.
Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Edhe sivjet në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë kosovarët, me 1.3 milionë. Më pas ndjekur nga vendet e tjerra fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Evropa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjioze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët me 117 mijë në gjashtëmujorin e parë.
Në kontinentin e Evropës, Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Evropa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti, shkruan TCH.