Reparti i Stomatologjisë në Gjilan, pas pranimit të të gjitha instrumenteve të reja, tani pajiset me 7-të poltrona stomatologjik, 6-të tavolina për teknikë, 5-së sterilizatorë me ajër të thatë, 2 kompresorë të cilët janë në ardhje e sipër dhe 12-të mikromotorë për teknikë, këto të cilat së bashku kapin vlerën prej 49.000€ investim.
Përpos kësaj, është funksionalizuar në tërësi pika stomatologjike në QMF “ Emine”, Arbëri dhe në ditët në vijim po punojmë që të funksionalizohet edhe në fshatin Zhegër me plotësim të resurseve humane dhe ripërtrirje të resurseve teknike.
Funksionalizimi i të cilave paraqet shtrirjen më të gjerë të Stomatologjisë dhe mundëson trajtimin adekuat të qytetarëve të këtyre zonave duke evituar probleme të natyrave financiare dhe fizike të qytetarëve.
E gjithë kjo, do të mundësojë ofrimin e shërbimeve edhe më cilësore dhe efikase për pacientët e qytetit të Gjilanit dhe zonave përreth. Investimet e bëra dhe rifunksionalizimi i pikave shtesë stomatologjike reflektojnë punë dhe përkushtim drejtë përmisimit të sektorit publik shëndetësor!
Falënderoj kryetarin e komunës z. Hyseni që ka vlerësuar dhe aprovuar me prioritet nevojën për këtë ripërtrirje të resurseve teknike në Stomatologjinë e sektorit publik, repart i cili vetëm gjatë një muaji të vetëm trajton mbi 1000 pacientë.
Prioritet ka qenë dhe do të jetë kualiteti i mirëfilltë i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët!
Dr. Taulant Ramadani
Shef i Shërbimit të Stomatologjisë, Gjilan