Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, shkolla në Velekincë me aksion pastrimi

    December 5, 2023

    Komandanti i KFOR-it, Utulas: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi në veri

    December 5, 2023

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, mesazh për Serbinë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

    December 5, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Qumësht apo lëng portokalli, cili të duhet në mëngjes
    Shendetesi

    Qumësht apo lëng portokalli, cili të duhet në mëngjes

    adminBy adminJuly 31, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.

    Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternative më e shëndetshme, ndaj AgroWeb.org ka këshillat që ju nevojiten.

    Lëngu i portokallit:

    Avantazhet

    Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C.

    Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.

    Disavantazhet

    Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve. Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84 përqind.

    Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.

    Qumështi

    Një gotë me qumësht plotëson 20 përqind të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium.

    Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës. Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.

    Disavantazhet

    Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.

    Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.

    Cila alternative është më e mirë

    Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium. Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone.

    Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit. Qumështi organik përmban 75 përqind më shumë beta karoten dhe 50 përqind më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.

    Qumështi përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3. Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes.

    Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira. Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticlePensionohet Habib Arifi, një nga drejtorët e parë bankar në Gjilan dhe themelues i thesarit në Anamoravë
    Next Article iPhone 15 dhe 15 Plus do të kenë një sensor të ri kamerash
    admin
    • Website

    Related Posts

    Katër barishte që luftojnë stresin dhe përmirësojnë gjumin

    December 5, 2023

    Këto janë disa nga arsyet pse duhet të hani vezë në mëngjes

    December 4, 2023

    Njerëzit që pinë çaj ‘rusi’ çdo ditë kanë zemër më të shëndetshme

    December 4, 2023

    Hurma dhe qumësht, kombinim me plot përfitime

    December 3, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Lajme

    Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, shkolla në Velekincë me aksion pastrimi

    By adminDecember 5, 20230

    Ja postimi i plotë i shkollës:. Përtej simbolikës.., Data, 5 dhjetor, shënon Ditën Ndërkombëtare të…

    Komandanti i KFOR-it, Utulas: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi në veri

    December 5, 2023

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, mesazh për Serbinë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

    December 5, 2023

    UEFA po e “shet” Ligën e Kampionëve tek arabët për 2.2 miliardë euro!

    December 5, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, shkolla në Velekincë me aksion pastrimi

    December 5, 2023

    Komandanti i KFOR-it, Utulas: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi në veri

    December 5, 2023

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, mesazh për Serbinë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

    December 5, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.