Balanci i lëngjeve në trup nuk ndikohet vetëm nga uji që e konsumojmë nga lëngjet apo ushqimet mirëpo gjithashtu mund të ndikohet edhe nga koncentrimi i kripës, si elektrolit.
Elektrolitët janë minerale që përmbajnë një mbushje elektrike kur zbërthehen në gjak. Në trup, kripa zakonisht gjendet në lëngje jashtë qelizave dhe luajnë një rol në rëndësishëm në qarkullimin e ujit brenda dhe jashtë tyre.
Dy nga çregullimet e dibalancës së ujit dhe kripës në trup janë hiponatremia dhe hipernatremia. Ato shkaktohen si rezultat i çrregullimeve të metabolizmit të ujit.
Hipernatremia shkaktohet nga sasia e tepërt e ujit që mund të shkaktojë koncentrim të ulët të kripës në gjak, kurse hiponatremia manifestohet nga sasia e ulët e kripës në gjak për shkak të ujit të tepërt.
Disa nga shkaqet e këtyre çrregullimeve janë: Konsumimi i tepërt i ujit, sëmundje të veskëve, kanceri në mushkri, përdorimi i antidepresantëve dhe shkaqe të tjera.
Këto dy çrregullime mund të shkaktojnë probleme edhe më serioze të shëndetit siç janë dëmtimet e trurit, që mund të përfundojnë edhe me vdekje.