Shtypja e lartë e gjakut mund të çojë në një sërë komplikimesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, por jo gjithmonë ka simptoma të dukshme.
Derisa ulja e marrjes së kripës është gjithmonë një pikënisje e mirë, disa ushqime janë në të vërtetë të mira për t’u ngrënë nëse dëshironi ta reduktoni rrezikun – thonë ekspertët.
Boronicat, mollët dhe çaji i gjelbër përmbajnë flavanole, dhe ka prova mjaft të mira se ato mund ta ulin presionin e gjakut – edhe pse kjo varet nga sasia.
Mollët
Frutat e shijshme janë të mbushura me antioksidantë të quajtur flavanole, të cilat janë treguar se janë të dobishme për shëndetin e zemrës.
Flavanolet i ndihmojnë arteriet tona të relaksohen duke përmirësuar diçka të quajtur funksioni endotelial që ndihmon enët tona të gjakut t’i përgjigjen më mirë stresit dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Boronicat
Ky superfrut zakonisht vjen në sezon në gjysmën e dytë të korrikut dhe zgjat pjesën më të madhe të gushtit. Boronicat ndihmojnë në rritjen e nivelit të oksidit nitrik në gjak, duke zgjeruar arteriet dhe duke reduktuar ngarkesën e punës në zemër.
Në provat klinike, ekstraktet nga ushqime të tilla si boronicat e egra janë treguar se përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe madje ulin presionin e gjakut.
Arrat
Arrat, një element kryesor që shpesh neglizhohet, duhet të jenë pjesë kyçe e çdo diete të ekuilibruar.
Janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve, omega-3 dhe yndyrave të pangopura – por sigurohuni që të zgjidhni varietete të pakripura nëse jeni të shqetësuar për presionin e gjakut.
Arrat janë një burim i shkëlqyeshëm i lëndëve ushqyese të ndryshme që janë vërtetuar shkencërisht se ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Në veçanti, arrat janë treguar se ulin presionin sistolik të gjakut.