Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pronari i Vali Ranch, Fehmi Fetahi merr çmimin “Sahati i Tiranës”

    December 2, 2023

    Jasir Asanin shpallet lojtari më i mirë në Korenë e Jugut për 2023

    December 2, 2023

    Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

    December 2, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Pensionohet urologu i njohur, Jashar Jashari
    Shendetesi

    Pensionohet urologu i njohur, Jashar Jashari

    adminBy adminSeptember 21, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pensionohet urologu i njohur, Jashar Jashari

    Në Spitalin Rajonal të Gjilanit u pensionua sot urologu, Jashar Jashari, i cili karieren e tij profesionale e kishte nisur në vitet e 80-ta.

    Fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan për dy vite me radhë, për të vazhduar pastaj me angazhimet profesionale në teren, në vendlindjen e tij – Pogragjë dhe Malishevë e Uglar për gati një dekadë shërbeu.

    Në Shtëpinë e Shëndetit të asaj kohe ishte edhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të këtij lokaliteti.

    Urologu Jashari pas përfundimit të luftës në Kosovë specializon në lëminë e kirurgjisë – urologji.

    Specializimin e kishte kryer në Prishtinë dhe Tiranë në Spitalin e atjeshëm “Nëna Tereze” duke u graduar me titullin specializant i degës përkatëse. Ndërkaq me realizimin e këtij synimi kthehet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në vitin 2003, ku edhe punoi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilani dhe me gjërë.

    Nga ana tjetër, në zgjedhjet komunale të pasluftës në Gjilan, për dy herë me radhë zgjedhet asambleist, e që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan.
    Ndërkaq, urologu Jashari ishte edhe Shef i Poliklinikave të Spitalit Rajonal në Gjilan për një mandat, e së fundi edhe Shef i Repartit të Urologjisë në kuadër të Departamentit të Kirurgjisë të këtij Spitali.

    Vlenë të theksohet se gjatë tërë karierës së tij, nuk kishte pas asnjë vërejtje si në aspektin profesional, poashtu edhe në aspektin e raporteve kolegiale dhe me pacientët.

    Gjithmonë i gatshëm, në çdo kohë e rrethanë me qenë afër dhe për nevojat e pacienteve duke ofruar shërbime të mirëfillta profesionale.
    Madje, edhe në kohën e luftës në Kosovë, kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mesin e njerëzve ku ndodhej, duke trajtuar raste dhe kryer funskionin e mjekut dhe infermieres.

    Pas gjitha këtyre që u thanë për urologun e spikatur, Jashar Jashari, në ditën e pensionimit u shpreh krenar dhe i lumtur që po e përmbyll një mision të shejtë në shërbim të popullit.

    /Radio Star/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleRekomandohet për Kuvend kërkesa për ndarjen e 160 mijë € për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës
    Next Article Mulla Idriz Gjilani (1901 – 1949), fetar, atdhetar dhe luftëtar për bashkimin e trojeve shqiptare
    admin
    • Website

    Related Posts

    Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

    December 2, 2023

    Pensionohet Dr. Halim Hajdari, njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Internistikës

    December 1, 2023

    ​Çfarë ndodh nëse pini pije të gazuara çdo ditë?

    November 30, 2023

    Në klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK gjatë këtij viti u kryen 623 operacione

    November 30, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Lajme

    Pronari i Vali Ranch, Fehmi Fetahi merr çmimin “Sahati i Tiranës”

    By adminDecember 2, 20230

    Pronari i Vali Ranch, Fehmi Fetahi merr çmimin “Sahati i Tiranës” Sot, në spektaklin…

    Jasir Asanin shpallet lojtari më i mirë në Korenë e Jugut për 2023

    December 2, 2023

    Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

    December 2, 2023

    ​Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

    December 2, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    Pronari i Vali Ranch, Fehmi Fetahi merr çmimin “Sahati i Tiranës”

    December 2, 2023

    Jasir Asanin shpallet lojtari më i mirë në Korenë e Jugut për 2023

    December 2, 2023

    Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

    December 2, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.