Gjilan – Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, konkretisht shërbimi stomatologjik, tani ka një shef të ri, në krye të saj është Dr. Taulant Ramadani.
Taulanti ka të mbaruar fakultetin e Mjekësisë – Dega Stomatologji në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë më 2020. Pas displomimit punoi në Gjilan, si stomatolog mbi 2 vite. Ai gjithashtu është nipi i Heroit të Kombit Agim Ramadani.
Dr. Taulanti në një intervist ekskluzive per Gjilani Press thotë:
– Po, së pari, ju faleminderit per vizitën, dhe dua të njoftojë edhe publikun e më gjerë, që nga sot, pra, jam emëruar si shef i shërbimit
stomatologjisë së Qendrës kryesore së Mjekësisë Familjare në Gjilan. Ndjehem i lumtur dhe krenar që puna dhe angazhimi im po vlerësohet, pra, më është dhënë mundësia që kontribojë në këtë fushë të Mjekësisë, të cilën e kam studiuar. I falenderoj për këtë mundësi,
Pra, kam pranuar zyrtarisht, me përgjegjësi të plotë pozitën e Shefit të Shërbimit të Stomatologjisë në QKMF dhe pikat tjera përkatëse stomatologjike në Gjilan.
Unë ju premtoj që në mesin e shumë detyrave dhe obligimeve zyrtare, prioriteti im do të jetë sigurimi i ofrimit sa më kualitativ i shërbimeve shëndetësore stomatologjike për qytetarët tanë në nevojë. Duke bërë të mundur jetësimin e projekteve të ndryshme, qytetarët tanë do të përjetojnë nga afër cilësinë dhe plotësimin e nevojave që ata kanë.
Me respekt, i juaji
Dr. Taulant Ramadani