Kafeja është një pije e njohur në të gjithë botën, por a e dini se koha e ditës që e konsumojmë mund të ndikojë në efektet e saj në trupin dhe mendjen tonë?
Kafeja ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe disponimin, duke ndihmuar në luftimin e lodhjes. Për të përfituar të gjitha vlerat e kafeinës, është e nevojshme të konsumoni kafe në kohën e duhur.
Koha ideale për të marrë kafeinë është në mëngjes, në një hark kohor të caktuar, nga 9.30 deri në 11.30, thotë Steven Miller, neuroshkencëtar dhe studiues në Universitetin e Shkencave Shëndetësore Bethesda.
Sipas studiuesit, në këtë kohë të ditës, niveli i kortizolit (që na ndihmon të qëndrojmë zgjuar) në gjak bie fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (i cili do të ndodhë midis orës 12:00 dhe 13:00) dhe është prandaj koha më e mirë për të pirë kafe.
Marrja e kafeinës në kohën e gabuar të ditës mund të shkaktojë varësi. Përveç kësaj, marrja e kafesë sapo zgjoheni është kundër produktive, sepse në atë kohë ekziston edhe rreziku për të përfituar nga një efekt më i vogël, pasi nivelet e kortizolit tashmë janë të larta.
Gjithsesi, pa marrë parasysh se në cilën orë të ditës dikush zgjedh për të pirë kafe, është e rëndësishme ta konsumojë atë me moderim dhe të ketë parasysh ndjeshmëritë individuale, pasi kafeja e tepërt mund të shkaktojë efekte negative si ankth, pagjumësi dhe nervozizëm.
Share this: