Studiuesit kanë zbuluar se ushtrimet aerobike mund të zvogëlojnë progresimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Hulumtimi I botuar në revisten “Journal of Alzheimers Disease”, mbështet teorinë se stërvitja aerobike mund të shërbej si mjet parandalues ndaj kësaj sëmundjeje, si dhe mund t’I zbus simptomat tek personat e diagnostikuar me Alzheimer.
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim neurologjik I pakthyeshëm dhe progresiv. Kjo sëmundje ndikon në aftësitë e një personi për të mbajtur mend gjërat dhe për të menduar. Format e moderuara të kësaj sëmundjeje ndikojnë në dëmtimin e të folurit, arsyetimin, përpunimin e informacioneve dhe mendimin e ndërgjegjshëm.
Me progresimin e saj, personat kanë një dëmtim të rëndë të memories dhe janë të paaftë të kryejnë shumë detyra themelore. Kjo sëmundje prek mbi 5.5 milion njerëz vetëm në ShBA dhe shfaqet zakonisht tek personat mbi moshën 60-vjeçare.
Gjithsesi, në studimin e fundit shkencëtarët kanë testuar një grup të moshuarve, të diagnistikuar me sëmundjen e Alzheimerit. Ata kanë shqyrtuar mundësine nëse tek këta persona do të kishin më pak progresim të sëmundjes pas 6 muajve ushtrime aerobike, në krahasim me nivelin e pritur me të cilin sëmundje progreson zakonisht.
Si pjesë e procesit, studiuesit matën aftësite njohëse të personave përpara se të fillonin me ushtrimet aerobike dhe pas gjashtw muajve.
Në fund të gjashtë mujorit të parë, studiuesit vërejtën dukshëm se pacientët më sëmundjen e Alzheimerit, të cilët kishin bërë ushtrime aerobike gjatë gjashtë muajve, kishin një përparim shumë më të ngadalshëm të sëmundjes, në krahasim me pacientët e tjerë, të cilët nuk kishin bërë ushtrime.
“Hulumtimi jonë tregon se ushtrimet aerobike 6- mujore arrijnë të ulin ndjeshëm rënien e aftësive njohëse, në krahasim me rrjedhën natyrore të kësaj sëmundjeje”, u shpreh Dr Fang Yu, autor I studimit.
Edhe studimet e tjera kanë treguar se ushtrimet aerobike duke përfshirë: çiklizmin, vrapimin dhe ecjen e shpejtë, kanë një ndikim tejet pozitiv si në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme ashtu edhe në reduktimin dhe zbutjen e simptomave.
MESAZHI.COM