Sezoni i të ftohtit dhe gripit bën që imuniteti të jetë në fokusin e të gjithëve, por në fakt kur nuk është i rëndësishëm shëndeti ynë? Shumë persona i drejtohen suplementeve për të përmbushur disa nga nevojat e sistemit imunitar, por ka një listë me ushqime që duhen për të forcuar imunitetin në çdo periudhë të vitit.
Frutat dhe perimet janë natyrisht të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që ndihmojnë imunitetin dhe trupin të luftojë bakteret dhe viruset që na bëjnë të sëmuremi. Këtu janë disa nga frutat dhe perimet më të mira të të gjitha kohërave që duhen konsumuar për një super imunitet, bazuar në lëndët ushqyese të tyre.
Uji
Si hidratuesi më i rëndësishëm, uji ndihmon pothuajse çdo sistem të trupit, duke përfshirë sistemin imunitar. Një nga rolet e shumta që luan uji në trup është të ndihmojë në largimin dhe detoksifikimin e mbetjeve.
Fibra
Fibra, veçanërisht ajo e tretshme, vepron si një prebiotik ose ushqim për bakteret tona të shëndetshme të zorrëve në mikrobiomën, duke ndihmuar në mbajtjen e imunitetit të fortë dhe funksional.
Vitaminat
Ka kaq shumë vitamina që ndihmojnë shëndetin optimal të imunitetit, duke përfshirë vitaminat A, B6, C, D dhe E. Të gjitha këto punojnë për të mbështetur imunitetin përmes vetive të tyre antioksiduese.
Mineralet
Një pjesë e vogël e mineraleve gjithashtu mbrojnë sistemin imunitar duke përfshirë zinkun, hekurin dhe selenin. Minerale të tilla ndihmojnë për të mbështetur rritjen dhe funksionimin normal të qelizave tona imune.
Këtu janë disa nga frutat dhe perimet më të mira të të gjitha kohërave që duhen konsumuar për një super imunitet, bazuar në lëndët ushqyese të tyre.
#1 Specat e kuq
#2 Brokoli
#3 Qitro
#4 Spinaq
#5 Manaferra
#6 Avokado
#7 Xhenxhefil
#8 Kivi
#9 Hudhra