Gjiganti “Albi Mall” edhe në qytetin e Gjilanit!
Qytetit të Gjilanit iu shtua edhe një qendër tregtare, bëhet fjalë për qendrën unike “Albi Mall”, e cila me një sipërfaqe prej 70,000 mijë metrash katrorë, i ka dhënë madhështi qytetit të Gjilanit, duke ofruar për konsumatorët e Anamoravës, por edhe më gjerë, brendet më të njohura vendore dhe ato ndërkombëtare.
Objekti posedon 1 mijë vende për parking dhe do të sigurojë mbi 500 vende të reja të punës. Krahas kësaj, “Albi Mall” ka menduar edhe për plotësimin e nevojave të qytetarëve për banim, pra, është kompleksi “Albi Residence”, i cili ofron 175 apartamente.
Në hapjen solemne të Albi Mall, morën pjesë shumë personalitete, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi i cili vlerësoi se Albi Mall është dëshmi për fuqizimin e qytetit të Gjilanit si një qendër e rëndësishme rajonale.
“Para 20 viteve ka qenë e pa imagjinueshme që shumë shpejt më Gjilan do të kemi qendra të tilla tregtare sikur “Albi Mall”, që është një dëshmi e fuqizimit të qytetit të Gjilanit, i cili po shndërrohet në një kryeqendër rajonale, ku gravitojnë edhe qytetet e Luginës së Preshevës, Kumanova, Bujanoci…” tha ndër tjerash, zëvendëskryeministri Bislimi.
Përfaqësuesi i “Albi Group”, Albi Humolli tha se hapja e “Albi Mall” në Gjilan është një ngjarje e rëndësishme në sferën e biznesit dhe rritjen ekonomike të kësaj komune. “Ky projekt ka ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e qytetit dhe është një shembull i qartë i përpjekjeve të vazhdueshme të “Albi Group” për të zgjeruar investimet e tregut të Kosovës.
Për blerësit dhe vizitorët, objekti do të jetë i pajisur me listën e brendeve të njohura dhe ndërkombëtare, të cilat do të jenë prezente në këtë qendër”, tha ndër tjerash Humolli. Sipas tij, hapja e “Albi Mall” do të ndikojë në uljen e papunësisë duke krijuar mbi 500 vende të reja të punës dhe duke kontribuar në rritjen ekonomike të këtij qyteti dhe rajoni. Vlen të theksohet se “qershia mbi tortë” erdhi me koncertin përmbyllës nga këngëtari i mirënjohur, Yll Limani, i cili performoi para mijëra adhuruesve.
Tashmë Anamorava ka një adresë, Albi Mall, “Vendi që jemi mësuar me të”, – Gjilan.
Gjiganti “Albi Mall” edhe në qytetin e Gjilanit! Qytetit të Gjilanit iu shtua edhe një qendër tregtare, bëhet fjalë për qendrën unike “Albi Mall”, e cila me një sipërfaqe prej 70,000 mijë metrash katrorë, i ka dhënë madhështi qytetit të Gjilanit, duke ofruar për konsumatorët e Anamoravës, por edhe më gjerë, brendet më të njohura vendore dhe ato ndërkombëtare.