Keshtu ka njoftuar KBI GJILAN
Ja postimi i tyre i plote ne facebook:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka përuruar xhaminë e fshatit Vrapqiq e cila është ndërtuar me vetfinancim nga qytetarët e këtij fshati
Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan z.Naim Aliu, kryeimami Ilaz Mustafa, zëvendëskryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës Agim Hyseni, përfaqësues të partive politike dhe shumë qytetarë nga fshati Vrapqiq.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari Naim Aliu, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e xhematit të kësaj xhamie të cilët kanë realizuar këtë projekt për një kohë relativisht të shkurtër, duke e lutur Allahun që ti shpërblejë kontribuesit më të mirat e Tij të pakufishme.
Krejt në fund, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ndau mirënjohje për tre kontribuesit më të dalluar në ndërtimin e kësaj xhamie.