Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë!
    Lajme

    Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë!

    adminBy adminNovember 13, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ju njofton se në kuadër të fushatës për Parqet Kombëtare, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijen për vlerat natyrore të zonave të mbrojtura të Kosovës, ka marrë mbështetje të çmuar nga partnerë dhe individë të ndryshëm.

    Video reklama me pjesëmarrjen e alpinistes Uta Ibrahimit, një dashamirëse e mbrojtjes së natyrës, prezanton bukurinë dhe rëndësinë e parqeve kombëtare të Kosovës dhe shënon një moment të rëndësishëm në fushatën për mbrojtjen dhe promovimin e parqeve kombëtare. Uta Ibrahimi, në rolin e saj si një entuziaste e natyrës, sjell porosi motivues për vlerësimin dhe menaxhimin e vlerave tona natyrore.

    Afrim Berisha, Zëvendësues i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, shprehë falënderimin e tij për bashkëpunimin, duke vlerësuar se: “Fushata jonë për të mbrojtur parqet kombëtare të Kosovës është një përpjekje kolektive. Pjesëmarrja e Uta Ibrahimit nënvizon rëndësinë e ruajtjes së këtyre zonave unike për brezat që vijnë. Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e saj për këtë qëllim”.

    Uta Ibrahimi, me rastin e lansimit të videos, shpërndau porosinë e saj duke specifikuar se: “Parqet kombëtare të Kosovës janë thesare që meritojnë admirimin dhe mbrojtjen tonë. Përmes kësaj videoje, shpresojmë të frymëzojmë njerëzit që të eksplorojnë dhe respektojnë këto zona. Së bashku, mund t’i ruajmë ato për shumë vjet që vijnë”.

    Ambasada e Suedisë në Kosovë ka luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e kësaj fushate, së bashku me Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë e cila ka një bashkëpunim drejtpërdrejt me AMMK-në. Përkushtimi i tyre ndaj qëndrueshmërisë mjedisore përputhet plotësisht me objektivat e fushatës. Ambasada beson se mbrojtja e këtyre thesareve natyrore kontribuon në një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën.

    Me këtë rast, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në misionin tonë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore e veçanërisht parqet kombëtare dhe zonat e tjera të mbrojtura. Rruga nuk mbaron këtu, kjo është vetëm një nga përpjekjet tona për të bërë më shumë në mbrojtjen e natyrës. Andaj, ju këshillojmë të gjithëve të shohin dhe të ndajnë videon në platformat e rrjeteve sociale për të na ndihmuar që të shpërndajmë porosinë e mbrojtjes dhe vlerësimit për parqet kombëtare të Kosovës. /2LONLINE/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleVakti i jetës: Zbuloni se çfarë duhet të hani sipas moshës
    Next Article Ky është numri i të punësuarve deri më tani përmes Superpuna
    admin
    • Website

    Related Posts

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.