Leonora Morina, Enver Shabani dhe Bajram Isufi janë në kryesi të PDK-së në Gjilan dhe kanë pozita të larta, ndërsa edhe pse është prishur koalicioni LVV e PDK ata vazhdojnë të qëndrojnë në kabinetin e Alban Hysenit.
Edhe pse koalicioni mes LVV e PDK është prishur edhe në nivel qendror, në Gjilan po ndodhë diçka që po tregon se dega e PDK-së në Gjilan ka probleme serioze dhe e presin edhe në vazhdim ndarje e thyerje të mëdha.
Edhe pse tre anëtarët e PDK-së janë arsyetuar se ende nuk i kanë marr vendimet nga Alban Hyseni, burimet tona mësojnë se Alban Hyseni tashmë ka arritur ta thyej PDK.
Fidanishtja
Leonora, Enveri dhe Bajrami do të vazhdojnë edhe më tutje të qëndrojnë në kabinetin qeverisës të Alban Hysenit.
Ky është një sinjal jo fort i mirë për PDK e Gjilanit të cilën po e përcjellin telashe serioze që nga largimi i ish kreut të këtij subjekti Qemajl Mustafa.
Aderimi i profesorit universitar Flamur Hyseni është shpëtimi i vetëm i këtij subjekti politik, nëse dëshiron të ketë fuqi ndikuese në zgjedhjet e ardhshme.
(RAJOMIPRESS)