Një polic gjatë kryerjes së detyrës është sulmuar në Pikën Kufitare në Merdarë, nga një person të dielën.
Policia ka bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar dhe më pas është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. MESAZHI.COM