Sipas Halitit, ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut.
Përndryshe pritet që projekti në fjalë të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në forcimin e kapaciteteve të komunës për të zhvilluar iniciativa të reja dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë.
Gjithashtu u theksua se ky projekti do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit.