Lajmin e ka bërë të ditur ish Komandanti i Zonës Karadakut, z. Ahmet Isufi
Ja lajmi i ploté:
Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, në vigjilie të Festave të Nëntorit, organizoi një koktej rasti dhe ndau mirënjohje si shenjë nderimi e falënderimi për kontribut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtij solemniteti ia shtoi hijeshinë edhe një torte me stemën e UÇK-së, e pregaditur për ti uruar ditëlindjen dhe pensionimin Komandantit të çmuar, Fatmir Mehmeti.
Të gjithë së bashku, vazhduam për të vendosë buqeta lulesh te pllaka simbol i demostratave të vitit 1968, me rastin e 55 vjetorit të kësaj ngjarjeje historike që rezultoi me avancimin e pozitës së popullit shqiptar në ish Jugosllavi.
Këto demostrata, do të jenë shtytje për brezin e ri, jo vetëm me edukimin dhe emancipimin që ndodhi, por edhe me ngritjen e vetëdijes kombëtare për barazi dhe liri, për Republikë, deri në shpërthimin e sërishëm të revoltës popullore të vitit 1981 e që do të arrijë në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila solli lirinë.
Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që ranë në beteja ndër breza!
Nder e respekt secilit që u angazhua për lirinë e vendit tonë!
Gëzuar Festat e Nëntorit🇦🇱!