Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e shkollës, ja njoftimin I tyre i plotë: 👇
Sot, më datë, 30 nëntor 2023, nxënësit tanë, nga Shmu “Mulla Idris Gjilani”, iu bashkuan Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Nxënësit tanë, përveç kontributit të tyre në aktivitetin drejt udhëtimit frymëzues “Ndërtimi i së Ardhmes së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar”, ata gjithashtu përmes disa stikersave përçuan një mesazh deri tek ta, me mbishkrimin “Ne ju duam”.
E kur ju duam, ju tregojmë, mbështesim e ju fuqizojmë edhe në praktikë se, Ju jeni të barabartë me Ne, në të gjitha aspektet, si në: arsim, rekreacion, teknologji, etj.
Në fund, nxënësit tanë pasi që, u ndien shumë të kënaqur me këtë aktivitet, u premtuan fëmijëtve të kësaj Qendre se, bashkëpunimi dhe vizitat, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen!
Ky aktivitet u realizua nga mësimdhënësi i Edukatës qytetare Zaim Zymeri, në bashkëpunim dhe përkrahje të mësimdhënësve;
Gyltekin Selimi, Feride Krasniqi dhe Nita Maliqi.