Gjimnazi “Hydajet Lezha” i Qytetit të Lezhës, siç thuhet në njoftimin e postimit zyrtar në fb, në prag të festave ka organizuar eveniment nderues për të gëzuar së bashku! Me atër rast janë nderuar figura e personalitete të shquara nga jeta publike dhe institucionale lokale e qëndrore, ndërsa një vlerësim e nderim i vecantë është bërë z. Sami Hoxha nga Gjilani, punëtor shumëvjecar arsimor, e së fundi, deri në pension, drejtor i shkollës “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Sic bëhet e ditur, Këshilli i Bashkisë – Lezhë, pasi ka aprovuar kërkesën e gjimnazit “Hydajet Lezha”, ka nderuar z. Sami Hoxha me certifikatë mirënjohje, me motivacion “Për nxitjen dhe realizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit me gjimnazin “Hydajet Lezha”, duke forcuar lidhjet vëllazërore e profesionale ndërmjet nxënësve e stafeve pedagogjike, si dhe për kontributin e spikatur në promovimin e vlerave të qytetit të Lezhës e më gjerë”.
Në evenimentin e organizuar të gjimnazit “Hydajet Lezha” në Lezhë, ku u nderua ish-drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, ishte mëse evidente se nuk u nderuar e vlerësua vetëm një drejtor i rëndomtë, por një atdhetar e patriot i madh, veprimtar kombëtar e politik, i dëshmuar në luftë kundër Serbisë pushtuese e për ndërtimin e Kosovës së Re!
“Sami Hoxha me jetën dhe veprimtarinë e tij e ka dëshmuar se është shqiptar i madh, i përkushtuar dhe besnik i kauzës së shenjtë kombëtare! Mbi supet e tij ai e ka përjetuar izolimin total të vënë ndaj familjes së tij nga regjimi titist, e poashtu ka qenë ish i burgosur politik dhe i torturuar barbarisht nëpër burgjet serbe në burgosjet masive në Kosovë nga regjimi i kriminelit Milosheviq!
Familja e Tij Hoxha nga Cernica e Gjilanit, një familje e shquar dhe atdhetare, e dëshmuar në flakën e luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia okupatore dhe viseve tjera shqiptare për liri e të drejta kombëtare e njerëzore, është e njohur si dhe e vlerësuar kombëtarisht! Vëllau i tij Nazmi Hoxha, poashtu ishte veprimtar i angazhuar praktikisht e aktivisht në luftë për liri e çlirim nga zgjedha serbe!
Ndaj, me të drejtë Cernica, Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova, duhet të ndjehen të nderura nga ky vlërësim i madh që i është bërë birit të tyre të shquar e figurës së madhe të mësuesit të devotshëm, Profesorit, Sami Hoxha!