Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e sotme janë me intensitet të lartë në disa zona dhe të njëjtat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.
Sipas IHMK-së, vërshimet mund të shkaktohen nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje të dheut, e kështu me radhë.
“Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nën kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit”, njofton IHMK.
Intensiteti i reshjeve parashikohet të bie gradualisht gjatë pasdites.
“Gjatë orëve të pasdites së sotme, gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet”, deklaron IHMK.