Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur në takim drejtuesit e Organizatës Studentore “Iniciativa Studentore Kadri Zeka” të udhëhequr nga Arlind Ajvazi si dhe natarët e Këshillit të Fakultetit Juridik të prirur nga kryetarja e Këshillit Studentor të këtij fakulteti Betina Rexhepi.
Ata kanë uruar rektorin Dëramku për postin e ri dhe njëherësh janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim që ka të bëj me aktivitetet studentore dhe punën e UKZ-së në përgjithësi, duke qenë se sipas tyre, ata ndjehen krenar që studiojnë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ndërsa, rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, ka falënderuar studentët për vizitën dhe njëherësh i ka siguruar studentët që do të kenë përherë mbështetjen e menaxhmentit të universitetit. /2LONLINE/
E