Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Kurti në Gjilan
Haziri tha se Kurti dështimet monumentale, tentoi ti mbulojë me mashtrim frapant për kinse ‘projekte gjigante’.
Shkrimi i plotë:
Dy ministra të Kurtit rrahin gjoks për sundim ligji, por e vërteta është se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalim të krimit po i prin bash ai që s’po e duan për Kryeprokuror të shtetit, e jo këta dy.
Po ashtu, Njësitë elitare të policisë po marrin plumba në aksione kundër krimit e asnjë kërkesë nuk u plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta. E del tipi lëshon deklaratë që ai po “udhëheq” aksione. Lejoni shtetin ta kryej punën se ju jeni ba pengesë politike. Ata zbatojnë Kushtetutën e jo agjendën e majtë!
E dështimin monumental që e pa Kurti sot në administrimin, e jo qeverisjen në Komunën e Gjilanit, tentoi ta mbulojë me mashtrim frapant për kinse ‘projekte gjigante’.
Megjithatë, urime rifillimi i ‘projekteve të Lutës’, siç i referoheni ju. E keni deformuar projektin e parkut për persona me aftësi të kufizuar për të keq dhe projektin e Stanishorkës nga 1.2 milionë euro, e keni dyfishu në 2.5. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur.
Mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosovë meriton më mirë!