Prandaj, ai paraqiti një sërë argumentesh pse ai mendon kështu, transmeton Paparaci.
“Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër që dy shtete të vendosin vullnetarisht kufijtë e tyre”, thotë ai si një nga argumentet.
Po ashtu, ai kujton marrëveshjen për Irlandën e Veriut, e cila u ndërtua mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullsisë së Irlandës së Veriut e dëshironte atë.
Ndryshimi i kufijve, thotë profesori britanik, e liron edhe Kosovën që të ndryshojë Kushtetutën e saj në fusha ku, siç thotë ai, serbëve u është dhënë shumë autoritet.
“Në fund të fundit, ndërsa avantazhi i qartë mbetet i një marrëveshjeje autonome për serbët, ndarja nuk është aq radikale apo aq e rrezikshme sa duket. Ka edhe më shumë mbështetës sesa mund të mendohet,” thotë Ker-Lindsay.
Mes tjerash, duke shtuar se ndërsa shumë zyrtarë e kanë kundërshtuar publikisht idenë, tha se e di privatisht se çfarë avantazhesh sjell.
RAJONIPRESS.COM