Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka treguar se përmes një telefonate i ka uruar ditëlindjen Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Është kënaqësi të përshëndes për ditëlindje Presidentin Recep Tayyip Erdogan, gjatë telefonatës sonë sot, shoqëruar me urime të përzemërta për mirëqenien e tij në vazhdimësi” ka thënë ajo përmes një postimi në ‘X’.
Më tutje ajo shtoi se gjithashtu kanë biseduar për marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë.
“Ne diskutuam gjithashtu për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-Turqi dhe për të Forumin e ardhëm Demokratik të Antaljas. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë” ka shtuar më tutje Osmani.
Reporteri.net