Policia e Kosovës ka gjetur 20 pako heroinë në një veturë me targa kroate të cilën e drejtonte një shtetas kosovar.
Vetura ishte ndal në pikën kufitare në Merdare në dalje të Kosovës.
Major Resht Murseli ka thënë se operacioni anti- dgrogë është zhvilluar që nga orët e mëngjesit në bashkëpunim, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pritet t’i caktohet masa e ndalimit pre 48- orë.
“Substanca narkotike, janë gjetur tek një automjet me targa kroate i cili drejtohej nga një shqiptar shtetas kosovar dhe kroat. Automjeti ka qene duke dalë nga territori i Kosovës. Në bagazh te kamufluar janë gjetur 20 pako heroinë. Në pjesë të brendshme janë gjetur te fshehura para ne vlere 2500 euro dhe një celular. Vlera totale e drogës së sekuestruar është 250 mijë euro”, ka bërë të ditur Murseli, përcjell teve1.info
Ai ka thënë se dyshohet se droga ka ardhë nga Turqia ose Irani.