Është pensionuar Sami Hoxha, mësimdhënës që me dekada të tëra punoi në arsim, duke qenë edhe drejtor në disa shkolla të Gjilanit. Sami Hoxha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin e gjeneratave të reja, shkruan kryelajmi.com.
Mësimdhënësja e kësaj shkolle, msc. Arta Haziri-Nuhiu, ka publikuar një postim, të cilin po e botojmë në tërësi.
Pas shumë vitesh punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, sot Drejtori përfundoi me sukses misionin e tij.
Nuk do të harrojmë përpjekjet tua të përkushtuara për të siguruar një ambient me kushtet lakmuese pune, miqësorë, familjarë, krenarë, të ndihemi si bashkudhëtarë në një rrugëtim jetësor më të lehtë .
Ne së bashku kurrë nuk i ndamë vetëm obligimet e punës, por i ndamë reciprokisht edhe problemet dhe gëzimet personale dhe familjare pa asnjë hezitim….
Patëm fat që si sektori e pjesës me rrëndësi të veçantë që të jemi dëshmitarë prej së afërmi të gjitha zhvillimeve dhe të festimeve të shtetëndërtimit tonë…
Gjithmonë do ta falënderojë Zotin për fatin që më ka sjellë në vendin e duhur…
Faleminderit për përkrahje dhe mirëkuptimin, për durimin tonë në çdo sfidë që e sjellë ky profesion
Besimi dhe durimi që pate ndaj neve, patëm fat të veçantë që të jesh drejtori ynë, besojë se do të sjellë ty dhe familjes tënde shëndet, fat dhe lumturi në të ardhmen tuaj…
Të dëshiroj një ambient të mëtejmë jete, me të gjitha lumturitë e kësaj bote, bashkë me familjen tuaj të respektuar..
Krelajmi