Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku.
Ja postimi i plotë i nënkryetares në Facebook:
Sot, në emër të kryetarit të komunës z. Alban Hyseni bashkë me zyrtarët e tjerë isha e privilegjuar të falenderoj, me rastin e pensionimit të zyrtarit për Mbrojtje nga Diskriminimi, njëherit ish themeluesit të UÇK-së dhe kontributdhënësit të çështjes kombëtare bashkë me familjen e tij, z. Fatmir Mehmeti.
Duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe pensionim të rehatshëm pranë familjes së tij të gjerë, miqëve e dashamirëve i shprehëm mirënjohje dhe falenderim për veprat e tij gjatë tërë periudhës së tij jetësore, të gjerë tanishme!
Urojmë dhe shpresojmë që kontributi i tij të vazhdoj në komunitet dhe historitë e tij gjatë luftës të dokumentohen dhe rinia e jonë ta mësoj rrugëtimin e vërtetë të lirisë…
Respekt pafund!