Gjilan – Pas një pune 22-vjeçare në Gjykatën Themelore në Gjilan, është pensionuar Shefki Daku, referent i lartë.
Në vitet e rezistencës, Daku ka punuar profesor në shkollën e mesme “Marin Barleti’, drejtimi juridik -ekonomik.
Për katër vite, Daku ka qenë kryetar i Sindikatës në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Sindikatës së Organeve të Drejtësisë në Kosovë.