Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » PDK: Hajninë e LVV-së në emër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, sot po e faktojmë me dokumente zyrtare të Komunës së Gjilanit
    Lajme

    PDK: Hajninë e LVV-së në emër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, sot po e faktojmë me dokumente zyrtare të Komunës së Gjilanit

    adminBy adminJuly 29, 2023No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    PDK: Hajninë e LVV-së në emër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, sot po e faktojmë me dokumente zyrtare të Komunës së Gjilanit

    Gjilan – Është e turpshme dhe skandaloze, se si qeverisja e VV-së në krye me Alban Hysenin përmes manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit’, që organizohet tradicionalisht për të shënuar veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit tonë, ka keqpërdorur tmerrësisht paratë e taksapaguesve të Gjilanit. Heronjtë na kanë mësuar se si kryengritet për atdhe e liri, e jo kështu, nën petkun e pushtetit të bëhet hajni thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

    Reagimi i plotë:

    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heshtë ndaj keqpërdorimeve të mëdha e të vazhdueshme të cilat po ndodhin nga qeverisja e VV-së në Gjilan. Edhe sa ishim partnerë të koalicionit, PDK tani edhe si opozitë nuk do të lejojë që buxhetin komunal VV-ja në Gjilan ta shpenzojë rrush e kumbëlla, përmes subvencioneve të pakontrolluara dhe shpenzimeve enorme që kryetari i komunës Alban Hyseni po i bënë përmes marrëveshjeve të dëmshme, kontratave e vendimeve jo ligjore, pagesave të dyfishta të shpenzimeve dhe blerjeve pa tenderë.

    Për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit, kryetari i komunës Alban Hyseni përmes DKRS-së ka nënshkruar 7 marrëveshje me OJQ të ndryshme dhe vendimeve të tij në vlerë prej 59,771,98 euro për realizimin e të gjitha aktiviteteve kulturore artistike. Ndërsa janë paguar shpenzime në total mbi 84 mijë euro, pra janë fshehur nga raportet financiare të Flakës së Janarit dhe janë keqpërdorur mbi 24 mijë euro.

    Në mesin e këtyre marrëveshjeve, njëra është me OJQ- në Varg e Vi në vlerë prej 20 mijë euro, e cila është marr me organizimin e njërës nga shtyllat e këtij manifestimi, e që është Talia e Flakës. Sipas raportit financiar të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kjo faturë është paguar 20 mijë euro avans më datën 9 dhjetor 2022, ndërsa realizimi i Talisë së Flakës është bërë nga data 23-28 janar 2023.

    Në kuadër të kësaj marrëveshje me OJQ Varg e Vi, ka qenë e planifikuar në buxhetin e aktiviteteve edhe pagesa e akomodimit për trupat e teatrove pjesëmarrëse në manifestim, në vlerë prej 8,060.00 euro dhe për ushqim e kokteje në vlerë prej 7 mijë euro.
    Mobi Casa

    Mirëpo çka ka ndodhë? Në muajin qershor 2023 (pas prishjes së koalicionit, pra kur ja kanë msy me i mbulu keqpërdorimet e veta) nga buxheti komunal është paguar një faturë në emër të akomodimit, ushqimit dhe pijeve, në vlerë prej 24,725.40 euro, në njërin prej hoteleve të Gjilanit ku kanë qëndruar 21 aktorët e teatrit të Prizreni dhe ai Kombëtar. Kjo faturë askund nuk ka figuru si obligim i papaguar deri më 31 maj 2023, pra është fsheh si rast.

    Pra, komuna e Gjilanit ka paguar dy herë për ushqim dhe hotele. Njëherë ka paguar 20 mijë euro sipas marrëveshjes me OJQ Varg e Vi dhe njëherë tjetër faturën e hotelit në vlerën prej mbi 24 mijë euro. Pra, kanë shpenzuar për Flakën e Janarit mbi 40 mijë euro vetëm për akomodim dhe ushqim.

    PDK si subjekt politik nuk mund të konstatojë ndonjë keqpërdorim nga ana e OJQ Varg e Vi, por kërkojmë llogari dhe përgjigje publike nga ana e institucioneve të komunës. Ne kemi edhe informacione tjera skandaloze, por jemi në pritje të dëshmive, se si po keqpërdoret çdo organizim dhe projekt në komunën e Gjilanit.

    Për sqarimin e publikut, këto pagesa janë konfirmuar zyrtarisht përmes emailit nga asistenti administrativ (H.R.) i kryetarit të komunës Alban Hyseni, i cili edhe pse është munduar të arsyetohet disi, ai, ia ka huqur për 6,090.00 euro atëherë kur kemi kërkuar sqarim shtesë se për cilat shpenzime është paguar fatura e hotelit, duke thënë se për akomodim janë paguar dy këste 3,910.00 euro dhe 14,725.40 euro, e që bëjnë 18,635,40 euro, pra për 6,090.00 euro shpenzim nuk ka mund të arsyetojë pagesën e kësaj fature.

    Për këtë mega skandal të radhës, bashkë me këtë denoncim publik ne po i prezantojmë vetëm disa nga dokumentet zyrtare të komunës së Gjilanit, ndërsa i ftojmë publikisht institucionet e drejtësisë që të iniciojnë hetim për këtë rast të keqpërdorimit, por edhe për rastet e tjera të cilat i kemi paraqitur ditë më parë, si shkelje të rënda ligjore dhe me elemente të forta të veprës penale, drejtpërdrejtë të bëra nga ana e kryetarit të Gjilanit.
    PDK nuk do të ndalet, do të luftojë kundër të keqes së madhe në Kosovë dhe Gjilan./rajonipress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleMurati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës
    Next Article Pensionohet Habib Arifi, një nga drejtorët e parë bankar në Gjilan dhe themelues i thesarit në Anamoravë
    admin
    • Website

    Related Posts

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.