PDK Gjilan: “Pushteti po tenton t’i josh asambleistët për ta ri-krijuar shumicën”
AA
PDK në Gjilan e vlerëson si tendencë të pushtetit, atë që e quajnë tentativë për të joshur asambleistët dhe zyrtarët institucional, për rikrijimin e pushtetit.
“Secili grupim politik duhet të pajtohet me realitetin aktual. Vetëvendosje në Gjilan ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal, mos reflektimi për një muaj i kryesuesit për të dhënë dorëheqje, atëherë shkarkimi i kryesuesit është realiteti i ri që nesër do të ndodhë, pikërisht në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
“Ofertat për punë, pozita, tenderë, prona e projekte në kurriz të institucioneve dhe buxhetit komunal, janë keqpërdorimi më i madh që kryetari i komunës dhe VV në Gjilan, po tentojnë t’i joshin asambleistët e opozitës dhe zyrtarët tjerë komunal, për ta ri-krijuar shumicën, dhe për ta shpëtuar kryesuesin e Kuvendit Komunal. Këto tentime dhe çdo kalkulim tjetër i tyre do të dështoj nesër”, thuhet tutje në komunikatën e PDK-së.
Ja komunikata e plotë:
Komunikatë për publikun rreth aktualiteteve të fundit
Përmes presioneve, kushtëzimeve, kërcënimeve dhe shantazheve të VV-së në Gjilan, mund të joshen vetëm individët e dobët të cilët e kanë interesin personal dhe familjar para interesit qytetarë, institucional dhe politik.
Secili grupim politik duhet të pajtohet me realitetin aktual. Vetëvendosje në Gjilan ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal, mos reflektimi për një muaj i kryesuesit për të dhënë dorëheqje, atëherë shkarkimi i kryesuesit është realiteti i ri që nesër do të ndodhë, pikërisht në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Ofertat për punë, pozita, tenderë, prona e projekte në kurriz të institucioneve dhe buxhetit komunal, janë keqpërdorimi më i madh që kryetari i komunës dhe VV në Gjilan, po tentojnë t’i joshin asambleistët e opozitës dhe zyrtarët tjerë komunal, për ta ri-krijuar shumicën, dhe për ta shpëtuar kryesuesin e Kuvendit Komunal. Këto tentime dhe çdo kalkulim tjetër i tyre do të dështoj nesër.
Partia Demokratike e Kosovës do të denoncojë çdo veprim të jashtëligjshëm për pazare politike. Ne do të veprojmë me përgjegjësi dhe llogaridhënie, para strukturës tonë dhe para qytetarëve të Gjilanit.
TV GJILANI