Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta lokale shiu dhe bore.
Gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen, duke u rikthyer moti me diell por i ftohtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 6°C. /MeteoKosova/