Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Zona më e rrezikuar parashihet të jetë kryesisht zona lindore/juglindore, ku si pasojë e reshjeve rrëke, pritet të ketë përmbytje!
Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C