Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,
Të dielën mot kryesisht me diell por më i freskët. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, ndërsa sot dt 21 korrik gjatë natës parashihet erë mesatare dhe lokalisht e fortë.
Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP. /2LONLINE/