Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur qëndrimin e saj në raport me zhvillimet e fundit në raport me Serbinë, ku tha se është koha që të diskutohet me BE-në e SHBA-në për një zgjidhje.
Këtë deklaratë e përkrahu ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili tha se kjo është gjëja e duhur.
Ai pati edhe një kritikë për kryeministritn Kurti përmes një thënie popullore, duke i thënë se “Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku”.
“Lajm i mirë të degjosh se Presidentja e vendit thotë se “Ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA”!!!!!
Mirë që më në fund po kuptojmë se thënia popullore është realitet
‘Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku’”, shkroi ai në Facebook. /Zëri