Opozita në Gjilan mbledh nënshkrimet, pritet shkarkimi i Kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadiku
Opozita në Gjilan, mbledh nënshkrimet për ta rrëzuar kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, i cili udhëheq me këtë instituion si rrjedhojë e një marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në, subjekt ky me të cilin ndërpreu marrëveshjen për bashkëqeverisje kohë më parë.
Në fakt, kreu i Komunës së Gjilanit, njëherit degës së LVV-së Alban Hyseni, pati deklaruar të ketë shkarkuar dy nga katër drejtorët e dikastareve të caktuara, me të cilat udhëhiqte partneri i koalicionit, PDK.
Kjo erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes mes dy partnerëve qeverisës, gjegjësisht LVV-së e PDK-së, që kjo e fundit të mbështes një vendim të cilësuar si të kundërligjshëm, e i cili ishte aprovuar po me vota të delegatëve të këtij kuvendi vite më parë.
Burime të TV Gjilani brenda partisë më të madhe opozitare LDK, kanë thënë se nisma për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kreut të kuvendit ka filluar kohë më parë, pavarsisht që ishte proklamuar si mundësi në kohën kur ishte prishur koalicioni, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur dy tentativa të dështuara për të mbajtur seanca të rrgullta mujore të Kuvendit të Komunës.
E seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës do të mbahet pas seancës së jashtëzakonshme të inicuar nga opozita, me nënshkrimet e grumbulluara, kanë thënë po këto burime.
Sot gjatë ditës janë pa nga afër në një takim spontan, shefi i grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu, me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Arianit Sadiku, i cili zgjati vetëm disa minuta, ndërsa nuk u bënë të ditura arsyet e takimit, e as nuk u mësua nëse ishte spontan apo i organizuar paraprakisht!
Megjithatë, kreu i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, tha për Tv Gjilani se nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për mbatje të një seance të jashtëzakonshme, duke aluduar se ka njohuri për këtë nismë, por përmes publikimeve mediale.
Burime mediale brenda institucioneve komunale kanë pohuar se nëse vjen një kërkesë e tillë e adresuar zyrtarisht, gjithësesi do të mbahet një seancë e tillë, e kërkuar nga opozita.
E nëse vjen deri te një situatë e tillë, nga këndvështrimi aktual besohet se do të pasoj shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, pasi opozita në Gjilan ka krijuar tashmë nënshkrimet e shumicës së këshilltarëve, që për rrjedhojë do të konvertoheshin rrjedhimisht në vota për shkarkim të këtij të fundit.
TV gjilani ka insistuar të mësoj më shumë se cilat do të ishin reperkuesionet e një situate të tillë, dhe kush do të udhëhiqte me Kuvendin në një situatë të tillë hipotetiike, për ç’gjë ka kuptuar se nuk ka një emër se kush do të mund të zëvendësonte Sadikun, ndonëse janë lakuar paraprakisht emra të përveçëm, gjegjësisht Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”, e cila njihet si partnere e LDK-së në zgjedhjet e fundit.
Se cili do të jetë epilogu i kësaj amullie institucionale, qytetarët e Gjilanit e më gjërë do të mësojnë së shpejti, mbase gjatë javës së fundit të muajit qershor, kur pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.
Burimi: TV GJILANI NEWS