Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, në kuadër të plan programit të saj, sot ka organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të 10 – ta dhe 11 -ta me temën:
1. Ndikimi i drogave, duhanit, shisha barëve dhe dukurive tjera negative në orientimin e të rinjve në karrierë
2. Identifikimi i problemeve me kohë dhe preventiva nga këto dukuri.
3. Bashkëpunimi në pesëkëndëshin Shkollë-nxënës-prindër-polici-komunë.
Të ftuar në panel:
Nexhat Hajrullahu përfaqësues nga DKA-ja
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës
Selami Shabani nga Mjekësia Familjare.
Togeri Ismet Hashani, shpjegoi nga përvoja e tij që ka në fushën e ligjërimit nëpër shkolla për dukuritë negative, që sot ndikojnë në masë të madhe në rininë tonë, konkretisht ndikimi i drogave, duhanit, shishabareve e dukurive tjera në zhvillimin dhe orientimin e të rinjve në karrierë dhe përzgjedhjen e profesionit të tyre si një e ardhme e mirë dhe e sigurt.
Po ashtu, edhe doktor Selami Shabani nxënësve ju ligjëroi në hollësi mbi krijimin e varshmërive ndaj këtyre dukurive. Si njohës i mirë dhe profesional i këtyre substancave ai ndër të tjera foli për: narkotikë, duhanin, shishabarin e deri te sëmundjet dhe varshmërit që krijohen dhe që lidhen me moshën e nxënësve.
Edhe Nexhat Hajrullahu nga DKA foli për rëndësinë dhe mundësinë që drejtoria e arsimit ofron nxënësve në sigurinë e tyre në të gjitha aspektet.
Me shumë sukses përfunduam këtë ligjëratë dhe mendojmë se ligjërata të këtilla kanë një impakt pozitiv në orientimin e të rinjve në karrierë, dhe këshillimin e tyre në rrugën e drejtë dhe të suksesshme në jetën e tyre.
“Faleminderit kordinatoreve të Qendrës së Karrierës profesoreshës Luljeta, profesoreshës Afrime dhe profesoreshës Florida që pa hezitim dhe në vazhdimësi punojnë në të mirën e nxënësve duke u bërë pjese në orientimin e tyre në karrierë”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan. /2LONLINE/