Në moshën 68-vjecare ka ndërruar jetë mjeku i njohur, Shaip Morina nga Hodonoci i komunë së Dardanës.
Të pikëlluar me lajmin, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, kanë njoftuar klegët dhe qytetarët mbarë përmes faqes së këtij institucioni në facebook, duke vlerësuar lart personalitetin, kontributin dhe punën e Dr. Shaipit, në repartin e Kirurgjisë në SPGJ.
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, punëtorit të devotshëm, kirurgut dr. Shaip Morina. Dr. Shaip Morina ndërroi jetë në moshën 68 vjeqare. Ai do të mbahet në mend për përkushtimin e tij në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e tij në raport me mjekët dhe personelin e Spitalit në Përgjithësi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e menaxhmentit të spitalit, duke u shprehur ngushëllime kolegëve të Dr. Shaipit.