Postimi i tij i plote ne Facebook:
Stres për prindërit në vend të gëzimit të nxënësve!
Kështu mund të vlerësohet ky fillim shtator e vit i ri shkollor, ndërsa Ministria e Arsimit e përgjithësisht qeveria eksperimenton me shkollën, nxënësit, mësimdhënësit e prindërit.
Një shtatori i sivjetën nuk i gjeti nxënësit me libra, në emër kinse të kursimit të buxhetit të shtetit ku ishin paraparë 4.5 milion euro për furnizimin me libra. Ky proces dështoj, dhe filloi eksperimentimi ku nga 4.5 milion euro, kostoja e rimbursimit do të shkojë në mbi 13 milion euro – 9 milion euro më shumë. Kursim se jo mahi!
Në anën tjetër, të dhënat dëshmojnë se prindërit kanë shumë vështirësi në aplikim: mungesa e llogarive bankare, mungesa e njohurive për aplikim, ngarkesat dhe qasja e vështirësuar në faqen zyrtare e- Kosova, aplikimi nga diaspora, përzgjedhja e teksteve etj.
Të gjitha këto kanë shkaktuar revoltë e stres te prindërit, në vend të gëzimit që lexojnë në sytë e fëmijëve.
Rreth 115 mijë aplikime përfaqësojnë vetëm rreth gjysmën e nxënësve, prandaj lehtësisht vërtetohet se kjo Qeveri, respektivisht Ministria e Arsimit ka dështuar. Realisht, mësimi nuk ka filluar sot – më 1 Shtator dhe fajtor për këtë nuk është Sindikata, as Rrahman Jashari.
Përkundër këtyre vështirësive e pengesave, të gjithë nxënësve e mësimdhënësve si dhe gjithë atyre që lidhen me arsimin u urojmë një vit të mbarë shkollor, shëndet, suksese e rritë të dijes e cilësisë.
Urime, gëzuar!