Për të premten parashikohet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përziera dimërore.
Fillimisht reshjet lokalisht do të jenë në formë të borës, shqotës apo shiut që ngrihet1, më pas ditën pritet të shndërrohen kryesisht në shi, të cilat lokalisht do të jenë formë të rrebesheve. Parashihet të ketë edhe shkarkesa elektrike në zona të caktuara.
Vonë pasdite apo në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të izoluara dhe paraqiten lokalisht në formë të shqotës apo borës, ndërsa në zona të caktuara sërish do të paraqitet fenomeni i shiut që ngrihet1.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Mund të ketë dëme materiale.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 11°C. Vlerat maksimale më të ulëta do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në atë të Dukagjinit pritet të pësojnë ulje gjatë pasditës e në mbrëmje.
1. “Shiu që ngrihet” (freezing rain), është fraza që u jepet reshjeve të shiut të cilat ngrijnë në kontakt me sipërfaqen e tokës kur në lartësi prej 1500 m temperatura është pozitive ndërsa në sipërfaqe tokësore është negative. Andaj keni kujdes! /MeteoKosova/