Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sot dorëzoi vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar.
Ai këtë e ka cilësuar si moment historik. “Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar. Të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! Duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku”, ka shkruar diplomati gjerman.
Ndryshe duke filluar nga 1 janari 2024, me pasaportë të Kosovës, mund të udhëtohet pa viza për qëndrime afatshkurtra nëpër zonën Shengen. Kjo përfshin vizita turistike dhe vizita te miqtë apo familjarët.
Indeksonline.net