Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të mërkurën. Kryetari i Sindikatës së ninatorëve, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.
“Arsyeja pse kemi vendosur që të hyjmë në grevë është mosrealizimi i pagave për muajin qershor. Përveç kësaj kemi kërkuar përmirësim të kushteve të punës, siç është ajrimi i minierës si dhe shlyerjen e borxheve të punëtorëve në Trust”, ka thënë Januzi për KOHËN.
Ai ka theksuar se kanë pasur një takim me memnaxhkmentin e ndërmarrjes dhe se arsyetimi i tyre për mosekzekutim të pagave ka qenë mungesa e mjeteve.
“Ka ndodhur një dështim në menaxhimin e ndërmarrjes dhe punëtorët janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave”, është shprehur Januzi.
Sipas tij menaxhmenti u ka premtuar se do të mundohen të bëjnë një zgjidhje brenda ditës, të mërkurën.
Januzi ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë ata do të vazhdojnë me grevën.
Share this: