HAJRUSH RAMADANI NGA MALËSIA E BUJANOVCIT TË KOSOVËS LINDORE
Shkruan: Prof.Mr.Nezir M Beqiri
Prezantojm Arsimtarin e merituar
Mësimdhënës i profesionit edukativo arsimorë, Mësuesi Hajrush Ramadani lindi më 22 shtator 1952 në fshatin Novosellë komuna e Bujanocit, nga babai Faik Ramadani dhe nëna Hanumshahe e lindur në Priboc me 23.09.1932.Ishte fëmiu i parë në familjen e Faik Ramadanit. Kreu shkollën katërvjeçare në vendlindje kurse tetëvjeçaren në fshatin Zarbicë, ku udhëtoi nga 10 km për çdo ditë.
Në atë kohë ishin kushtet e vështira sepse nuk kishte infrastrukturë te rregulluar, objektet shkollore ishin të vjetra dhe të papërshtatshme për mësim. Shkollën tetëvjeçare e përfundoi në vitin shkollor 1966/67 dhe, u regjistrua në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë në vitin shkollor 1967/68. Gjimnazin e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në vitin shkollor 1970/71. Si nxënës i brezit të parë që vazhdoi shkollimin e mëtutjeshëm ishte i sjellshëm, i disiplinuar, i rregullt në mësime dhe çdo herë me sukses të shkëlqyeshëm. Pasi që përfundoi gjimnazin u regjistrua në SH.L.P grupi Fizikë-Kimi në Prishtinë në vitin shkollor 1971/72. Ende si student dhe pa i mbushur të njëzetat filloi punën me 05.09.1972 në shkollën fillore “Skënderbeu”në Zarbicë, ku punoi deri me 10.10.1999.
Shpërngulja nga vatra shekullore dhe emigrimi në Kosovë
Lufta e fundit la gjurmë të thella në të gjitha vendbanimet shqiptare te ish Jugosllavisë, që as bashkësia lokale e fshatit Zarbicë me gjashtë fshatra qe shtrihen në zonën kufitare me Vranjë nuk mbeti pa pasoja. Forcat të mëdha militare dhe paramilitare të stacionuara në këtë pjesë ushtruan pandërprerë dhe në mënyrë sistematike dhunë ndaj popullatës së pafajshme në forma të ndryshme dhe si pasojë në qershor të vitit 1999 i larguan nga shtëpitë e tyre. Në fund të vitit shkollor 1998/99 në shkollën fillore “Skënderbeu” në Zarbincë e përfunduan vitin shkollor 300 nxënës. Në fillim të vitit shkollor nuk kishte asnjë nxënës për shkak të largimit të familjeve.
Ministria e Arsimit të Serbisë i pushoi nga puna të gjithë mësimdhënësve me arsyetim se kanë munguar pesë ditë pa arsye nga puna, gjë që nuk ishte e vërtetë. Pasi që ishte informuar se në shkollën fillore “Idriz Seferi” në Strezovc të Kamenicës ka nevojë për një arsimtar të Fizikës për 6 orë, konkurroi dhe me 1 shtator 1999 filloi punën deri me 31 gusht 2000. Në të njëjtën kohë punoi Prof. Hajrush edhe në shkollën fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan deri me 31Gusht 2004. Prej 01.shtator 2004, kaloi në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, ku edhe po e përfundoi karierën e arsimtarit me 22 shtator 2017.
Mësuesit Hajrush Ramadani i urojm plot shëndet dhe jetë të gjatë sa malet!