Mërgimtari nga Gjermania Edon Syla e ka rihapur vullnetarisht rrugën të gjatë 200 metra. Kjo rrugë tani është funksionale ndërsa banorët i janë gëzuar këtij akti vërtet humanitar të Edon Sylës.
Edon Syla duke e parë gjendjen e rëndë të rrugës nuk e priti Komunën e as ndonjë institucion tjetër, por pa u hamendur nisi ta rihap rrugën 200 metra të gjatë.
”Jam i lumtur që kjo rrugë tani është bërë e kalueshme dhe po shfrytëzohet nga të gjithë banorët e pranishëm në këto treva. Shpresoj që kjo rihapje e rrugës të ndihmojë komunitetin e atjeshëm sepse e kemi borxh t`i ndihmojmë atyre që e presin ndihmën tonë” tha Syla.
Mërgimtari Edon Syla tha për rajonipress se është ndier i lumtur kur i ka parë fëmijët teksa shkojnë në shkollë.
“Unë jetoj në Gjermani, por jam i lumtur kur i pash fëmijët teksa shkonin në shkollë. Në të gjitha aspektet jam i gatshëm të ndihmojë vendlindjen time sepse vetëm në këtë mënyrë e ruajmë popullin tonë i cili ka vendosur të jetojë në këto treva” tha Syla.
Banorët ndërkaq i janë gëzuar këtij investimi që kap vlerën e 1000 eurove.
/rajonipress/