Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatën Kushtetuese, nuk mund ta dërgojë, nuk guxon. S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, ka thënë Haziri.
Ish-kryetari i Gjilanit, u shpreh në një konferencë për media të cilën e mbajti në zyra të LDK-së në qytetin të cilin Haziri dikur e udhëhiqte.
INDEKSONLINE.NET