Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë ditës së djeshme ka shkruar se nëpërmjet këtij ligji do të ashpërson dënimet për shkeljet në trafik.
Ai ndër të tjera tha se parashihet edhe rrija e shumës për gjobat në trafik, shkruan gazeta online Reporteri.net.
E kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Fitore Pacolli, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij Ligji. Ajo ka sqaruar se Ligji i ri për Rregullat në Trafik është inicuar nga deputetët e Komisionit për Mjedis me rekomandim të Policisë së Kosovës dhe është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pacolli ka shkruar se ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë bërë me qëllimin që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.
Pacolli ka thënë se janë përshkallëzuar gjobat për tejkalim të shpejtësisë por përveç gjobave shkelësve do t’i shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar. Gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë pritet të jetë 150 euro. Gjoba më të ashpra po ashtu parashihen edhe për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
Postimi i plotë:
Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor me gjoba dhe rregulla të reja
Ligji i ri për Rregullat në Trafik është inicuar nga deputetët e Komisionit për Mjedis me rekomandim të Policisë së Kosovës dhe është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Të gjithë pjesëmarrësit në trafik është mirë të njoftohen me gjobat dhe rregullat e reja që përmban ligji.
Ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë bërë me qëllimin që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.
Për shembull:
➡️Nëse e përdorim telefonin gjatë vozitjes 🤔
📍100 euro dhe një pikë negative nëse shkelja është për herë të parë;
📍200 euro, masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative nëse shkelja është për herë të dytë;
📍500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative nëse shkeljen e përsërisim për herë të tretë.
➡️Personi i cili drejton mjetin pa e fituar të drejtën për të drejtuar mjetin
📍i merret e drejta t’i nënshtrohet provimit për patentë-shofer për 1 vit nga data e shqiptimit të dënimit dhe dënohet me gjobë prej 500 deri në 1500 euro;
➡️Ndalohen garat e shpejtësisë:
📍brenda zonës urbane dënohet me gjobë prej 500 euro, i shqiptohen 3 pikë negative dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për 6 muaj shoferit që vepron në kundërshtim me ligjin;
📍jashtë zonës urbane dënohet me gjobë 300 euro, 2 pikë negative dhe ndalimi i drejtimit të mjetit për 3 muaj shoferit që vepron në kundërshtim me ligjin;
➡️Shoferi që posedon patentë shofer nga një vend i huaj nëse ka bërë shkelje nuk i lejohet hyrja në territorin e Rrepublikës së Kosovës derisa nuk i paguan dënimet për kundërvajtje;
➡️Janë përshkallëzuar gjobat për tejkalim të shpejtësisë por përveç gjobave shkelësve do t’i shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar;
➡️Gjoba që do të marrim për mos vendosjen e rripit të sigurisë është 150 euro;
➡️Biçiklisti dhe shoferi i trotinetit nën moshën 16 vjeç obligohen të mbajnë helmetë në të kundërtën dënohen me 100 euro;
➡️Trotinetin nuk lejohet ta drejtojnë personat nën moshën 16 vjeç në të kundërtën prindi apo kujdestari dënohen me 100 euro ndërsa qiradhënësi i trotinetit dënohet me 200 euro;
Sa më shumë i respektojmë rregullat aq më pak dënime
RADIOSTAR